Rusia shënon rekord viktimash nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Rusia për herë të parë që nga fillimi i pandemisë njoftoi këtë të shtunë mbi një mijë viktima si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Kjo është dita e tretë që Rusia raporton një numër kaq të lartë viktimash dhe të infektuarish, duke kapur shifrën e 33 mijë rasteve të reja të njoftuara në një ditë të vetme.

Numri i lartë i viktimave dhe personave të infektuar e ka vënë sistemin shëndetësor në Rusi në një presion të madh, por autoritetet ende nuk kanë menduar për masa bllokuese me qëllim mbrojtjen e ekonomisë.

Rusia shënon një përqindje të ulët vaksinimi të popullsisë kundër koronavirusit, ku vetëm 30% e saj është vaksinuar plotësisht deri më tani.

222 mijë e 315 viktima janë shënuar që nga fillimi i pandemisë, duke kapur shifrën më të lartë në Evropë.

Por instituti i statistikave Rosstat, i cili ka një përkufizim më të përgjithshëm për numrin e viktimave që lidhen me koronavirusin, tregon se mbi 400 mijë vetë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, në Rusi.

Leave a Reply