Sekretari Pompeo do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet që të zhvillojë një vizitë në Itali, Vatikan, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë,.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit vizitat janë planifikuar të zhvillohen ne periudhën nga data 1 deri më 6 tetor.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Pompeo do të zhvillojë takime me udhëheqësit e këtyre dy vendeve të Ballkanit. Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Pompeo do të vizitojë edhe një manastir në qytetin e Ohrit.

Ndërkaq në Itali, përveç takimeve me udhëheqësit shtetëror, Pompeo do të vizitojë edhe qytetin e Abruzzos, ku e kanë pasur shtëpinë paraardhësit e tij. Në Vatikan, sekretari Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium të organizuar nga SHBA-ja dhe Selia e Shenjtë, me organizatat religjioze.

“Pompeo do të ketë edhe një audiencë private me Papa Françeskun”, thuhet në njoftimin e departamentit të Shtetit.

Vizita e sekretarit Pompeo në disa vende të Ballkanit bëhet pak javë pasi ai e emëroi Mettheë Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply