SHBA i hap rrugë Turqisë/ Gati operacionet kundër kurdëve

SHBA do të mënjanohet për të lejuar operacionet e mundshme turke kundër forcave të udhëhequra nga kurdët në Sirinë verilindore.

Vendimi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë në një ndryshim të dukshëm kursi.

Milicitë kurde kanë qenë thelbësore në mundjen e shtetit islamik në Siri, por Turqia i konsideron ato si terroriste. SHBA që ka me qindra trupa në zonën kufitare, mësohet se ka nisur ti tërheqë ato.

Luftëtarët YPG kurdë deri më tani kanë marrë mbështetje domethënëse nga SHBA dhe kanë dënuar tërheqjen e trupave amerikane. Në janar, presidenti Trump kish kërcënuar se do të shkatërronte Turqinë ekonomikisht nëse ajo do të sulmonte trupat kurde.

Sidoqoftë, në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, të lëshuar të dielën, nuk kishte referenca ndaj YPG. Deklarata pason një telefonatë mes presidentit Donald Trump dhe atij Recep Tayip Erdogan.

Në të nënvizohej: Turqia shpejt do të avancojë me operacionin e saj të planifikuar prej kohësh në Sirinë veriore. Forcat e armatosura amerikane nuk do të mbështesin dhe as nuk do të përfshihen në operacion dhe pas mundjes së kalifatit territorial të ISIS nuk do të jenë më prezente në zonë.

Shtëpia e Bardhë tha edhe se Turqia do të marrë përsipër përgjegjësinë për luftëtarët e ISIS-it të kapur nga forcat kurde gjatë dy viteve të shkuara. Qeveria amerikane i ka bërë presion Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane, nga të cilat kanë ardhur shumë luftëtarë të ISIS tashmë të kapur, që ti marrin pas ata, por ato kanë refuzuar. SHBA nuk do ti mbajnë ata për vite e vite në kurriz të taksapaguesve amerikanë- tha Shtëpia e Bardhë./TCH/

Leave a Reply