SHBA sanksionon zv/ministrin e brendshëm bjellorus dhe 4 njësi policore

SHBA ka vendosur sanksione ndaj zv/ministrit bjellorus të Punëve të Brendshme, Henadz Arkadzievich Kazakevich, si dhe katër njësive policore për rolet e tyre të pretenduara në zgjedhjet presidenciale “të vjedhura” dhe për goditjen e dhunshme ndaj protestave paqësore

Sipas medias së huaj, Kazakevich, i cili po ashtu është shef i Policisë Kriminale, sipas Departmentit të Thesarit të SHBA-ve akuzohet “përgjegjës për veprimet e Policisë Kriminale në rolin e saj në kryerjen e politikës së sanksionuar më parë të Alexander Lukashenko-s për goditjen e dhunshme të protestave pro-demokratike në Bjellorusi”.

Organi zgjedhor, respektivisht Komisioni Qendror i Bjellorusisë për Zgjedhjet, është përcaktuar për “administrimin e zgjedhjeve presidenciale të vjedhura të 9 gushtit”.

Po ashtu subjekte të përcaktuara nga Departmenti i Thesarit janë edhe Njësia e Policisë me Qëllime të Posaçme e Minskut, Drejtoria e Punëve të Brendshme e Komitetit Ekzekutiv e Qytetit të Minskut dhe KGB Alfa.

Sipas agjencisë, ato njësi “kanë qenë të përfshira në shtypjen e dhunshme pas-zgjedhore dhe goditjen e protestave paqësore në Minsk”.

Departmenti amerikan njoftoi se e gjithë prona dhe interesat në pronën e personave të sanksionuar që janë në SHBA dhe në posedim ose në kontroll të personave të SHBA-ve janë bllokuar dhe duhet të raportohen në Zyrën e Kontrollit të Pasurive të Huaja.

Bjellorusia është tronditur nga protesta masive që kur presidenti Alexander Lukashenko u rizgjodh më 9 gusht për një mandat të gjashtë.

SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE) nuk pranuan zgjedhjet dhe vendosën sanksione ndaj zyrtarëve të lartë bjellorusë për rolin e tyre në manipulimin e votave dhe goditjen ndaj protestuesve

Leave a Reply