Shkarkimi i Trump, dëshmon ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch ka dëshmuar këtë të premte para komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve që po kryejnë hetime në kuadër të procesit për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Ndërkohë në lidhje me këtë nismë Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të bashkëpunojë, duke i cilësuar hetimet “jokushtetuese”.

Departamenti i Shtetit e ka bllokuar ambasadorin amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland që të paraqitet për të dëshmuar vullnetarisht. Pas këtij zhvillimi, komisionet morën vendim ta thërrasin atë me detyrim.

Nga ana tjetër presidenti Trump vazhdon t’i qëndrojë pozicionit se përmbatja e bisedës së tij telefonike zhvilluar më 25 korrik me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, e cila nxiti hetimet për shkarkim, nuk përbën asnjë problem ligjor.

Trump pretendon, por pa dhënë asnjë fakt, se gjatë kohës që zoti Biden mbante detyrën e nënëresidentit kishte kërcënuar se do të ndalte ndihmën financiare për Ukrainën, nëse Kievi nuk ndalte hetimin ndaj një kompanie gazi ku Hunter Biden, ishte anëtar bordi.

Leave a Reply