Shkon në 4 numri i viktimave nga asfiksimi nga bombola e gazit në Bulqizë

Shënohet viktima e katërt nga helmimi nga bombola e gazit në një banesë fshatin Ostër të Bulqizës. Nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e kësaj të premteje mbetën fillimisht të vdekur tre persona, nëna Rajmonda Tola dhe dy fëmijët e saj.

Ndërkohë, policia njoftoi se ishte në gjendje të rëndë edhe një familjar tjetër. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk mbijetoi dot.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës së katërt.

Leave a Reply