Shkup, presidenti mbledh partitë, Zaev: Mbaj përgjegjësi për negociatat

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të presë këtë të dielë në vilën presidenciale liderët e partive politike më të mëdha në vend. Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 dhe ceshtja kryesore e axhendës së diskutimit do të jenë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut liderët e partive më të mëdha i janë përgjigjur pozitivisht ftesës. Takimi i iniciuar nga vetë presidenti Pendarovski vjen pas vendimit të BE-së për të refuzuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp të shtunën pas konsultimeve me përfaqësuesit e qeverisë dhe anëtarët e koalicioni, propozoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Unë jam i zhgënjyer dhe i zemëruar dhe e di se edhe njerëzit tanë ndjehen kështu. Por është vendimi i BE-së për shkak të çështjeve të tyre të pazgjidhura. Megjithatë, ne jemi gjithashtu përgjegjës për vendimet tona. Unë me përgjegjësi qëndroj para vendimit tuaj dhe propozoj që duhen zgjedhje të shpejta dhe të parakohshme në të cilat qytetarët do të marrin një vendim në rrugën që vendi ynë duhet të vazhdojë”

Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski, e cilësoi deklaratën e Zaev një dëshmi se ai i pranon dështimet e tij.

“Ligji është i qartë, dihet se çfarë do të thotë zgjedhje parlamentare, çfarë nënkuptojnë ligjet në zgjedhjet parlamentare. Thjesht duhet t’i respektojmë dhe menjëherë të shpallim zgjedhje dhe të formojmë qeveri teknike, kryeministër teknik dhe të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme parlamentare”

Edhe partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë deklaruar se jatë të gatshme për zgjedhje të parkohshme. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, tha se ato janë zgjidhja më e mirë pas vendimit mohues te keshillut evropian.

Nderkohe ish kryeministri Nikolla Gruevski ka komendtaur vemndimin per zgjedhje te parakohshme duke thene se kjo eshte nje perpjekje e Zaev per te fituar pike ne syte e nderkomebtareve pas deshtimit me negociatat.

Leave a Reply