Shteti i parë që nuk do të raportojë më rastet e reja me Covid

Vendi aziatik ka pasur masa shumë të rrepta që nga nisja e pandemisë dhe tashmë ka vendosur që t’iu japë qytetarëve më shumë liri.
Që nga nisja e pandëmisë deri tani, Singapori ka regjistruar më shumë se 62,617 raste me Covid, por tashmë rastet e reja nuk do të numërohen më.

Zyrtarët e shtetit thonë se kjo masë bëhet që qytetarët të jenë më të qetë dhe të vijojnë jetën e tyre si normalisht dhe të mos mendojnë çdo ditë për Covid. Por edhe pse është marrë kjo masë sërish do të ketë një strategji për të luftuar Covid.

Në vend që të monitorojmë numrat e infeksionit Covid-19 çdo ditë, ne do të përqendrohemi në rezultatet“, është kjo deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga ana tjetër Singapori po vijon me vaksinim masiv të popullatës.

 

Leave a Reply