Shteti po e ndihmon zhvatjen dhe shkatërrimin e vakëfit

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI do të bënte mirë që sa më parë, madje urgjentisht, të kërkojë nga faktori ndërkombëtar në vend që të ndikojë tek institucionet gjegjëse shtetërore që të ndërpresin me kontributin institucional në dëmtim të vakëfit që është pasuri e cila ndikon në zhvillimin dhe mirëqenien fetare islam në vend, dhe jo pasuri në të cilën duhet të zhgërryhet uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi

A vlejnë ligjet e vendit për të gjithë qytetarët dhe nstitucionet, për të gjithë shoqatat dhe komunitetet që jetojnë në këtë shtet! Para ligjit a janë të barabartë si hajni ashtu edhe funksionari, si shërbotëri ashtu edhe mbreti! A ka në botë shtet që e finanson shkatërrimin e pronave të komuniitetve fetare. Natyrisht, nuk e gjenë asnjë shtet të tillë në botë përveçse Maqedoninë e Veriut! Stop këtij bashkëverpimi kriminal në zhvatjen e pasurisë së BFI-së!
Që kur është miratuar Ligji për denacionalizimin e pronave të bashkësive fetare, deri më sot, këta komunitete kanë kthyer pjesë bukur të madhe të pronave dhe, për atë pjesë që nuk mundet të kthehet, janë dëmshpërblyer me bona në vlerë! Këtë benificion që e ka mundësuar ky Ligj e ka përjetuar goxha shumë edhe Bashkësia Fetare Islame, gjegjësisht, vetë Sulejman Rexhepi. Këtij komuniteti deri më sot i janë kthyer mbi shtatë milion euro, shumë kjo e cila, detyrimish që do të duhej të shpenzohej me dedikim, pa e pasur të drejtën e rialokimit. Pra, me ato para është dashur të shtohet prona dhe pasuria e BFI-së, të blihet vakëf tjetër. Fundja, këtë e kerkojnë edhe parimet fetare, këtë e kërkon edhe Kushtetuta e BFI-së, këtë e lejon edhe dispozita pozitive përkatëse, dhe, assesi që të shitet vakëfi e të shpenzohen paratë për qejfe, për llukse e ahengje. Vepimet e Sulejman Rexhepit deri më tani po e dëshmojnë këtë fakt të trishtueshëm: po e shet vakëfin që të ketë mundësi të korruptojë njerëz, pastaj ta korruptojë edhe vetëveten por edhe të vjedhë sa të mundet, i garantuar se nuk do të përgjigjet para asnjë organi shtetëror. Vjedh Bashkësinë Fetare Islame që e ka uzurpuar e shto pasurinë personale e familjare!
Së fundmi, shteti ia pagoi mbi 150 mij euro për dëmtimin e Xhamisë së Rezistencës në Haraçinë gjatë konfliktit të vitit 2001, atëherë kur Sulejman Rexhepi iku për në Ulqin duke ia lënë tërë BFI-në, me gjithë pronat e saj, “urrejtësve” të islamit! Pse ia ktheu shteti këto para? Që t’i mbushë xhepat Sulejman Rexhepi? Që t’i ndajë me hafijet e veta? Sulejman Rexhepi duhet të kapet pikërisht në këtë gjest të shtetit demokratik! Të shtrëngohet deri sa të pranojë se, si arriti që ta marrë këtë dëmshpërblim! Kush është sekseri, cilët u paguan e u korruptuan për këtë shumë të hollash! Pse nuk u dëmshpërblye deri më sot Xhamia e Prilepit por vetëm kjo Xhami e Haraçinës? Pse nuk iu dhanë Xhamisë të hollat, të blejë ndonjë vakëf dhe të vetëmirëmbahet për sa të jetë jeta!
Ku janë organet e BFI-së të cilat një ditë do të përgjigjen për mosinicim të përgjegjsisë për të gjithë ata që shkelin Kushtetutën e BFI-së, ligjet e vendit dhe, me pronën, vakëfin e BFI-së sillen sikur ta kenë të trashëguar nga baballarët e tyre.
Agjencia për Antikorrupsion duhet ta hulumtojë këtë rast, shpenzimin e letrave në vlerë për pasurim personal dhe jo për shpenzim sipas dedikimit. Shteti duhet të dijë se ka të bëjë me një grykës të pangopshëm, ka të bëjë me një prej mafieve më të rrezikshme të vendit, duhet të dijë se ka të bëjë me një “cisterne” të pangopshme për sa i përket “parave të shtetit”! Në atë ditë që shteti nuk do t’i japë, do të ngritet dhe do të zhvillojë ndonjë aferë vetëm sa për ta sulmuar dhe sharë shtetin. Për këtë egërsim të këtiij të babzituri fajet i ka vetë shteti. Duke qëndruar indiferent shteti përballë këtj shkatërrimi të Sulejman Rexhepit, të cilin nuk e ka ushtruar asnjë pushtues që nga shtrirja e islamit në këta troje, shteti nuk po vërenë se po bëhet bashkëpjesëmarrëse në këtë krim dhe, një ditë, gjithësesi që dikush do të përgjigjet edhe nga pala e shtetit.

Sulejman Rexhepi që tani ka filluar të flasë e të gënjejë se, paratë e denacionalizimit po i shpenzuaka në ndërtimin e “Hotel Komunalecit”, duke menduar i gjori se, nuk ka njerëz që e dinë se ky objekt është përpjekje për të shplarë para, se ky objekt është bisnes i dy-tre ish politikanëve miq të Mulla Sulës, në të cilën bisnes personalisht Sulejman Rexhepit i garantohet 20 për qind aksione, për truallin që ua ka lejuar, sikur të bëhej fjalë për truallin e babës së vet.
Krimineli nuk di punë të tjera përveçse të bëjë krim, por, në rastin kur vetë shteti e lejon madje edhe e subvencionon kriminelin që të ushtrojë veprimtarinë e vet, atëherë bashkëfajtorë janë njësoj, si krimineli ashtu edhe shteti. Prandaj, situata duhet të alarmohet gjithandej, ndër faktorët relevantë ndërkombëtar! Pyeteni Ambasadën Franceze, pyeteni edhe Presidentin e Francës, z. Macron, mbase dinë diçka për krimet e Sulejman Rexhepit, i cili mund të merret edhe si shembull i korrupsionit dhe krimit të organizuar që e ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Pa i shtrirë përdhe këta kriminelë vështirë se Maqedonisë i hapen dyert për në BE. Me gjasë, Zoran Zaevi është i pafuqishëm për ta realizuar këtë kërkesë hyjnore të BE-së, prandaj dhe po paralajmëron dorëheqje, dhe jo si shenjë revolte se pse nuk po jepet data për fillimin e bisedimeve.

Leave a Reply