Shtohen viktimat nga Covid në Kosovë

24 vdekje dhe 354 raste raste të reja

Viktimat nga COVID-19 në Kosovë nuk kanë të ndalur. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar 24 humbje jetë, duke e çuar në total në 2833 vdekje. Ndërkohë që edhe rastet e reja ditore kanë pësuar një rritje të lehtë me një ditë më parë. Pasi nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 15.835 të infektuar.

Të shtuar në spitalet Covid janë 883 persona,  prej të cilëve 734 janë në trajtim me oksigjeno-terapi, për shkak se koronavirusi u ka dëmtuar mushkërinë. Ndërsa 63 prej personave të shtuar janë në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë administruar më shumë se 1 milionë vaksina dhe deri më tani, rreth 370 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Kujtojmë se për shkak të situatës së rënduar, vetëm pak ditë më parë qeveria e Kosovës mori vendim për shtyrjen e shkollave me dy javë ,si dhe mbylljen e institutcioneve parashkollore deri më 26 Shtator.

Leave a Reply