Skandaloze: Zvrlevski kërkon sistem rus në Maqedoni

Shkup, 11 dhjetor – Prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë Marko Zvërlevski ka nënshkruar të martën në Moskë marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm rus, Juri Çajka që të merren modelet ruse kundër krimit të organizuar, koorupsionit dhe luftës kundër terorizmit, njofton TetovaSot

Nga ky bashkëpunim VMRO-ja afrohet më shumë me Rusinë se sa me BE dhe SHBA-në

Nga BDI për TetovaSot thonë se kjo është e papranueshme të merren modelet ruse, prokuroria e Maqedonisë duhet të kërkoj dhe zbatojë modele të avancuara demokratike nga vendet perendimore sepse ne e kemi synim integrimin në vlerat euroatlantike e jo në lindje.

Autoritetet ruse përfshirë këtu edhe prokurorinë e vendit kanë rënë dakord për bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë, përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit, terrozimit dhe krimit të organizuar, kështu ka theksuar zëdhënsi i prokurorisë së përgjithshme ruse, Marina Gridneva.

Pjesë e këtij delegacionit kanë qenë edhe zv prokurori i përgjithshëm rus Genadi Lopatin, zv kryeprokurorja Liliana Spasoska dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga të dy prokuroritë. ‘’Zyra e prokurorisë ruse gjithashtu ka folur edhe në favor të forcimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet autoriteteve të ndjekjes penale të të dy vendeve në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe interesat e shoqërisë dhe të shtetit, të dyja të bazuara në ligjet dhe traktatet ndërkombëtare,” tha ajo.

“Dokumenti parasheh bashkëveprimin të mundshëm në forma të ndryshme në një sërë cështjesh që bien nën juridiksionin e autoriteteve të të dyja shteteve, prokurorive, të tilla këto si masat kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit dhe gjithashtu bashkëpunimin për çështjet e ekstradimit dhe ofrimin e ndihmës juridike në lëndët penale “, tha Gridneva.

Zvërlevski ka deklaruar se: “Republika e Maqedonisë ka Agjencinë për zbatim të ligjit që janë në interes të studimit të ekspertizës dhe sistemit të prokurorisë për luftimin e korupsionit, ekstremizmit dhe terrorizmit, si dhe në çështje të tjera.”.

Leave a Reply