Studimi britanik: 1 në 4 studentë “shesin” trupin për të jetuar

Europa shihet si opsioni më i mirë për studentët të cilët duan të realizojnë ëndrrën e tyre për një investim akademik.

Por duket se bashkë me dëshirën për të përfituar sa më shumë dijë dhe kulturë, mbijetesa në kontinentin e vjetër është një kosto shumë e madhe për ta.

Një studim britanik, më i madhi në llojin e tij, tregon se një e katërta e studentëve, që kanë zgjedhur të jetojnë të pavarur nga prindërit në ndonjë shtet të Europës, shesin trupin tyre në këmbim të disa të hollave. E gjithë kjo për të shmangur borxhet apo për të mbuluar shpenzimet themelore të jetesës.

Saktësisht të dhënat tregojnë se 39 për qind e studentëve që zgjedhin këtë rrugë, e bëjnë për të reduktuar borxhet, ndërsa 64 për qind e tyre ndihen të motivuar nga ideja se do të fitojnë shumë para pa mund dhe do të mund të bëjnë një jetë luksoze.

Hulumtimi nga Universiteti i Swansea-s tregon industria e prostitucionit nuk ka përfshirë vetëm femrat, por me shumë gjasë edhe meshkujt si tutorë të vajzave.

Në një deklaratë, përfaqësuesja e NUS, organizata që mbron të drejtat e studentëve, u shpreh se ishte shumë e shqetësuar për numrin e atyre që kryejnë këtë punë, pasi shumë mirë do të mund të bënin zgjedhje të tjera. Megjithatë, Rosie Inman, u shpreh se e justifikonte deri diku punën që lidhet me seksin, pasi kjo rrugë nuk i shpërqendron shumë nga të qënurit rigorozë me studimet.

Me kalimin e kohës, vjen një moment kur studentët duan të distancohen nga kjo zgjedhje që kanë bërë më herët, por një e katërta e tyre shprehen se e kanë të vështirë për t’u shkëputur. Shumica e tyre e mbajnë sekret këtë fakt dhe kjo është për shkak të stigmës shoqërore dhe frikës së paragjykimit.

Nga qeveria britanike erdhi një reagim ku thuhej se duhen marrë masa ndihmese për studentët, të cilët prostituojnë për të mbuluar shpenzimet themelore të jetesës, por gjithashtu sollën në vëmendje se te rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre, sepse seksi nuk është një profesion që do i nderojë në një të ardhme të afërt.

Leave a Reply