Sulejman Rexhepi në të njëjtat “val” me Menduh Thaçin

(Rreth “kollumnes” së Agim Mehmetit të cilin e shkruan në emer të h. Sulejman ef. Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së dhe shkatërruesit të pronave të këtij Institucioni, të cilin e botoi këto ditë në disa portale të kontrolluara nga Mulla Sula e të finansuara nga arka e BFI-së)

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Në situatën kur Sulejman Rexhepit i doli fare boja, duke u lakuriqësuar para opinionit si një krijesë e papërshtatshme dhe e panevojshme për shoqërinë normale, Agim Mehmeti, gazetari i tij, i prangosur nga dëshirat e Mulla Sulës për t’u profilizuar si “intelektual universal”, del dhe i shton “kollumnat” duke i nënshkruar nën pseudonimin e Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së. Ata që dinë të lexojnë nën rreshta sakaq e kapin edhe “dëshirën e djallëzuar” të Agim Mehmetit për ta ngatërruar nëpër dilentatizmin e tij si dhe për ta treguar fytyrën e vërtetë e të pafytyrë të Sulejman Rexhepit.

Agim Mehmeti “kollumnen” e radhës të nënshkruar nën pseudonimin h. Sulejman ef. Rexhepi, e nis duke përdorur një citat të një fizicienti dhe filozofi gjerman, Georg Christoph Lichtenberg, për të cilin Sulejman Rexhepi kurrë nuk ka dëgjuar: “Do kisha dhënë çdo gjë për të kuptuar saktësisht se për çfarë janë bërë të gjitha ato gjëra për të cilat në opinion thuhet se janë bërë për atdheun”! Dhe, ja ku fillon cinizmi i arsyetuar i Agim Mehmetit në rapot me Sulejman Rexhepin!

Sulejman Rexhepit kinse po i digjet xhani për të rinjtë tanë që po ikin jasht atheut dhe, askujt nuk i duhet një atdhe që nuk e ka emrin Amerikë! Nga ana tjetër, Sulejman Rexhepi insiston që të rinjtë tanë mos të ikin në asnjë vend tjetër, madje edhe nëse ai vend quhet Amerikë. Antagonizma idiotike të një injoranti që përpiqet të thotë diçka të madhe!

Përmes motot së “kollumnes” Sulejman Rexhepi dëshiron të dijë se çfarë është bërë për këto vite e që thuhet sa janë bërë për atdhe, për komb? Këtë pyetje, natyrisht, tërthorazi ia drejton BDI-së? Sulejman Rexhepi nuk e ka të qartë e çfarë ka bërë kjo parti e “mikut” të vet, Ali Ahmetit, i cili ka qejf t’ua shkërdhejë shqiptarëve shtatëqind mij nënat (ngashëm si Sulejman Rexhepi gratë bashkëpunëtorëve të vet), e që ato të bëma paskan qenë për komb e për atdhe, pikërisht siç e shtron këtë pyetje retorike fizicienti gjerman Georg Christoph Lichtenberg!

Duke folur mbi këtë dukuri që po e zbeh forcën kombëtare të shqitarëve të Maqedonisë së Veriut (por dhe më gjërë) Agim Mehmeti e tradhëton Sulejman Rexhepin dhe e vë në po të njëjtat “valë” me Menduh Thaçin, njohësin më të përkryer të profilit kriminal të Sulejman Rexhepit. Këto ditë, në televizionin nacional TV 21M, në emisionin “10 minuta”, Menduh Thaçi e shpalosi brengën e Ali Ahmetit i cili assesi të vendosë që të insistojë në regjistrimin e popullsisë para çdo aksioni tjetër politik shtetëror. Sipas Menduh Thaçit, Ali Ahmeti ka frikë se shqiptarët nuk do të dalim 20 % në numrin e përgjithshëm e popullatës së Maqedonisë së Veriut, sepse, ëshë shumë i vetëdishëm se nga ky vend që nga viti 2003 e këndej kanë ikur qindra e mijëra shqiptarë, duke e shndërruar përqindjen prej 25.67% të shqiptarëve sa ishte në regjistrimin e vitit 2002, sot në më pak se 17%! Dhe kjo, natyrisht në periudhën e qeverisjes së BDI-së duke zhvilluar Ali Ahmeti politika antikombëtare. Edhe pse lideri i BDI-së çdo ditë mburret se ka bërë punë të mëdha për shtet e për atdhe, Sulejman Rexhepi, përmes Georg Lihtenbergut e pyet se, cilat na qenkan ato veprime komëtare që i paska bërë Aliu? (Propagandë “e fshehtë” antiqeveritare!) Me këtë pyetje pra, Sulejman Rexhepi futet në të njëjtat valë me politikat racionale të Menduh Thaçit, duke përcjellë mesazhe se, ai sërish i pëlqen të ulet në po atë prehër ku kombëtarisht është ndjerë më komod.

Sulejman Rexhepi nuk i njeh statistikat, madje as që ka dëgjuar ndonjëherë për analizat që janë bërë në këtë plan. Sulejman Rexhepi nuk e di që sot, gjithandej Maqedonisë së Veriu, shkollave shqipe u mungojnë mbi 36 mij nxënës, sot shkollave shqipe u mungojnë mbi 1200 klasë, se për çdo vit në shkollat shqipe po tkurren klasat e para, të cilat dikur duke vluar me nga 30-40 nxënës çdo vit, sot mezi po i zënë bangat nga 4-5 nxënës filloristë. Ja pse u bë “lufta” e vitit 2001, ja pse në skenë politike e sollën Ali Ahmetin, mikun e ngushtë të Sulejman Rexhepit dhe fajtorin kryesor të tkurrjes së shkollave shqipe deri në ekzistim formal të thjeshtë.

Po cila ishte lufta e Sulejman Rexhepit në drejtim të ndaljes së migrimit të popullit shqiptar të këtij vendi? Hoxhallarët e kombit dhe të fesë dikur para popullatës së vet dilnin me program kombëtar, bazuar në programin e rilindasëve tanë, për të hequr dorë nga migrimi i cili do të ngelte plagë përjetësisht e pashërueshme e atdheut. Çka ka bërë Sulejman Rexhepi? Cila është strategjia e tij për këta të rinjë? Sa pensionistë janë në BFI e që akoma vegjetojnë rreth Sulejman Rexhepit, në vend se të lirohet prej tyre e të punësojë të rinjë, plotë elan e vizione për reforma në BFI! Bashkërendimi i veprimeve politike të Sulejman Rexhepit dhe Ali Ahmetit kanë shkaktuar ikjen e shqiptarëve, tkurrjen e votave shqiptare, pakësimin e deputetëve dhe, zbatimin e projekteve çubrolluviqiane të cilat përjetë qëndrojnë pezull mbi qafën e shqiptarit! Sa më pak shqiptarë dhe myslimanë, aq më të rehatshëm do të jenë Aliu dhe Sula, sepse forcën opozitare, fuqinë reaguese do ta kenë lehtësisht të përballueshme përgjatë punëve të tyre të pista në raport me kombin dhe fenë.

Paratë që janë vjedhur nga Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij, si dhe nga Sulejman Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij, janë të barazvlefshme me hapjen dhe funksionimin e perjetshëm të qindra fabrikave me mbi 150 mij punëtorë shqiptarë, me paga mujore prej mbi 700 eurove. Në një situatë të këtillë mirëqenie asnjë shqiptar nuk do ta mendonte braktisjen e atdheut! Shqiptari ik se edhe ai do të bëjë nja 3-4 mij copë dhenë e dhjetra stane, dhjetra banesa e bisnese, siç i ka Ali Ahmeti, shqiptarët ikin se edhe ata duan të kenë një Konak, një kompleks pishinash, nja dhjetra shtëpi, banesa e makina siç i ka Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së dhe vjedhësi i pronës së këtij Institucioni.

Pra, këtë tezë e rrahë Agim Mehmeti në “kollumnen” e tij të fundit, duke ia atribuar si brengë Sulejman Rexhepit.

Sulejman Rexhepi citon një “mjek”, ndërsa këto ditë hodhi gurëthemelin e hotelit të vet me 5 yje e shtatë katëshe, që do të ngritet në tokën e vakëfit të Shkupit, në vend se aty të hudhte gurëthemelin e një spitali gjinekologjik për gratë myslimane i cili do të funksiononte rreptësisht nën standardet e “Hallall”-it, dhe në të cilën do të përfshiheshin dhjetra mjekë e mjeke shqiptare, dhe qindra infermiere që çdi ditë, në mungesë të punësimit, po ikin nëpër shtetet perëndimore. Natyrisht, hotelet janë edhe sinonim i punëve të pista, haram, të cilët marin lejen e veprimit, sepse kryhen nën hijen e “5 yjeve”!

Agim Mehmeti ia mbyllë kollumnen Sulejman Rexhepit me këtë fjali: “Mos haro asnjëherë o djal i mire se të gjithë ne kemi vetëm një jetë të cilën duhet shfrytëzuar për të lënë një gjurmë pas vehtes, një kujtim, një buzëqeshje.“ Ja pra, Sulejman Rexhepi për këtë qëllim e jeton jetën, pavarësisht se prapa tij ai lë gjurmë të një krimineli, lë kujtime shumë të hidhura dhe, buzëqeshje cinike! Agim Mehmeti, këtë porosi deshti t’ia përcjellë Sulejman Rexhepit?!

Agim Mehmeti e di fare mirë se, Georg Christoph Lichtenberg, ka thënë: “Gjykoni një person jo sipas mendimeve të tij, por sipas asaj që bëjnë këto mendime për të!“ Mendimet e Sulejman Rexhepit për të çdo ditë ngrisin nga një lapidare të çmendisë, tradhëtisë, budallakisë…

Këto janë fakte, të cilat i numëron edhe Agim Mehmeti, para të cilëve duhet të heshtë e të dorëzohet i turpëruar Sulejman Rexhepi. Sulejman Rexhepi duhet të pëballet me faktet dhe jo me mendimet që ia falin të huajt, sepse ai nuk është “kadër” që të thurrë qoftë më të voglin mendim të urtë. Kurse, fizicienti dhe filozofi gjerman, me mendimin e të cilit nis “kllumnen” Sulejman Rexhepi, thotë: “Duhet të përpiqemi të mësojmë fakte, jo mendime dhe, përkundrazi, të gjejmë një vend për këto fakte në sistemin e mendimeve tona.”

Mendimet e opinionit të gjërë rreth Sulejman Rexhepit janë shumë të thjeshta por të sakta. Ai mendohet vetëm si shkatërrues, si tradhëtarë, si mjeran e si antinjeri dhe, nuk ngarkohet fort mendimi i opinionit me këtë biçim hoxhe. Por ama, sirtari i fakteve në trurin e opinionit për Sulejman Rexhepin si llum çdo ditë e më shumë po pasurohet.

Agim Mehmeti e hap “kollmnen” e Sulejman Rexhepit, me citatin e Georg Christoph Lichtenberg, kurse unë do ta mbyll këtë shkrim kundër intrigave të Agim Mehmetit që punon në llogari të të babziturit Sulejman Rexhepit, me këtë thënie të fizicientit gjerman: “Ai që ka më pak nga sa dëshiron, duhet të dijë se ka më shumë nga sa vlenë!”

Leave a Reply