Ta luftosh vjedhjen është, para së gjithash, kulturë familjare dhe, anasjelltas

Kur institucioni, për shembull, Bashkësia Fetare Islame, detronizohet me fakte e argumente nga ata që kanë dalur prej aty, sepse nuk janë pajtuar me vjedhjen dhe zhvatjen, nga ata që ia njohin edhe fryëmarrjen në gjumë këtij Institucioni, ata do të paditen si “tradhëtarë”, si “bukëshkelës” të cilët me rrogat e këtij Institucioni kanë mbajtur familje! Ku është këtu mëkati? Sepse këta “tradhëtarë” në fakt kujdesen që edhe më tej të ketë rroga për familje të të tjerëve dhe jo vetëm për familjen e Mulla Sulës dhe të lakejve të tij, të cilët, e sollën në derexhenë e turpit këtë Institucion

Shkruan Eglantina Lushi, psikologe (PhD)

Gjithmonë perceptimet krijojnë pllakëza mozaiku për një objekt, kurse informaconet që dalin nga brenda objektit formësojnë mozaikun e plotë dhe të qartë. Për shembull, qytetarët tanë mund të krijojnë një përceptim për Bashkësinë Fetare Islame të uzurpuar nga Sulejman Rexhepi si për një institucion me probleme, që nuk po ecin punët mirë, që po falimenton, që po shkatërrohet etj. Por, faktorët që po ndikojnë deri te ky perceptim gjithëpopullor i shpalos informacioni që del nga brenda, nga inividët e mirëinformuar, nga të zhgënjyerit, nga ata që dëshirojnë që përjetë percepcioni të jetë objektivisht sa më pozitiv. Shhprehur në terma politikë, këta që interesohen për imazhin e lartë, për percepcionoin pozitiv, për dinjitetin e institucionit, për personalitetin e pacënueshëm të institucionit, pra, të këtillët njihen si opozitë! Opozita nuk guxon dhe nuk mundet të përjashtohet nga sistemi, dhe as që guxon të llogaritet si armik i sistemit, por, më e shumta, si kundërshtar. Opozita gjithnjë lufton me mjetet e sistemit, me njerëzit e sistemit dhe me informacionet që dalin nga sistemi. Kjo luftë kurrë nuk llogaritet dhe as që guxon të llogaritet si luftë kundër shtetit, si luftë kundër institucionit prej nga opozita ka marrur rrogë e ka ushqyer familje. Pagat me të cilat opozita ka ushqyer familje nuk kanë qenë as të sistemit dhe as të njerëzve të sistemit. Fundja, është rrogë hallall edhe nëse përpjekjet janë në dëm të sistemit e në të mirë të shtetit. Sistemi nuk është shtet dhe as institucion. Udhëheqësi i një sistemi apo i një shteti nuk është as shpëtimtar e as, detyrimisht, njeri i mirë. Për më tepër, sistemet diktatoriale kurrë nuk kanë prodhuar “liderë” të mirë. Të nënshtruarit e kanë llogaritur të mirë sepse nuk e kanë ndjerë fort peshën e këmbës që u ka peshuar mbi kurriz. Në momentin që “udhëheqësi” i sistemit ua rëndon këmbën e pushtuesit mbi kurriz, sakaq, edhe shërbëtorët e tij kërcejnë përpjetë sikur t’i ketë pickuar zekthi. Janë të parët që, të mërzitur nga diktati, diktatorin e dorëzojnë me “kokë në tepsi” te kundërshtarët.

Kur flasin ata që kurrë nuk kanë qenë brenda BFI-së e cila për momentin po lëngon nga kafshimi tërbues i të babziturve, për ata do të krijohet opinioni si për “dashakëqinjë” të të vetmit Institucion 627 vjeçar islam (kështu thotë “nuni”, ai që ia ka prerë kërthizën këtij Institucioni); krijohet opinioni si për “armiqt e jashtëm”, si për argatët e “guzhinave serbo-sllave” që e mëtojnë “shkatërrimin e Institucionit”! Pra, këta “pushtetarë” nuk e sulmojnë “të pavërtetën” por percepcionin e saktë. Ky i tmerron pushtuesit, sepse ata janë shumë të vetëdishëm se informacionin as nuk mund ta sumojnë dhe as ta ndalin. Informacioni është nëngrimcë e molekulave të ajrit! Kot e ka “armiku i informacionit”, që në start luftën e ka të humbur!

Kur institucioni, për shembull, Bashkësia Fetare Islame, detronizohet me fakte e argumente nga ata që kanë dalur prej aty, sepse nuk janë pajtuar me vjedhjen dhe zhvatjen, nga ata që ia njohin edhe fryëmarrjen në gjumë këtij Institucioni, ata do të paditen si “tradhëtarë”, si “bukëshkelës” të cilët me rrogat e këtij Institucioni kanë mbajtur familje!

Ku është këtu mëkati? Sepse këta “tradhëtarë” në fakt kujdesen që edhe më tej të ketë rroga për familje të të tjerëve dhe jo vetëm për familjen e Mulla Sulës dhe të lakejve të tij, të cilët, e sollën në derexhenë e turpit këtë Institucion. Pse nuk paskan të drejtë të flasin dhe të ankohen të gjithë ata që kanë punuar qoftë edhe një ditë brenda këtij Institucioni?! Sepse paskan marrur diikur rrogë?! Paskan mbajtur familje me paratë e këtij Institucioni!?

Opozita e këtij Institucioni tashmë katërcipërisht ka vërtetuar se Bashkësia Fetare Islame në RMV po vidhet, po shkatërrohet, po zhvatet, po personalizohet e po bëhet firmë e një familje të ngushtë, me nja 13 zyre anekënd vendit që kanë për obligim mbledhjen e taksave fetare prej popullit dhe dorëzimin e taksave te kryefeudi! Opozita ka dëshmuar katërcipërisht se ky Institucion është shndërruar në “shtëpi krimi” ku gjithçka arrihet përmes intrigave dhe tërë kjo që të kënaqet e argëtohet kryefeudi i cili gjithjjë e më shumë po shterret nga shtrëngimi i tmerrit, sepse po ndjenë se shumë shpejt do të dalë para Zotit pa pikë fuqie (sepse, sikur vetëm edhe pak liri amorale të ketë ai do t’i shpallte luftë edhe Zotit)!

Opozita tashmë ka ngritur disa padi, që të gjitha të mbeshtetura me fakte, me argumenta e dokumenta, që të gjitha të verifikuara e të pranuara si të sakta nga organet gjegjëse të drejtësisë! Opozita këtë luftë e bën që përmes reformave gjithëpërfshirëse, mbështetur ne Platformën e vet, të arrijë që ta shpëtojë këtë Institucion nga grabitqarët dhe nga shkatërruesit e vakëfit, ta ngrisë në shtylla të sigurta të mirëqenies së saj dhe të sigurjë burime të përhershme që do të jenë garancë e fuqishme e sistemit financiar të këtij Institucioni me qëllim të zhvillimit të jetës fetare islame në vend si dhe me qëllim që të mirëmbahen sa më shumë dhe sa më gjatë familje të nëpunësve, të profesorëve, akademikëve, personelit ndihmës të BFI-së, dhe jo që këto burime të vlejnë vetëm për një grusht hijenash që po e shqyejnë BFI-në dhe, njëkohësisht, ju turren edhe atyreve që mundohen “këtë viktimë” ta shpëtojnë nga turinjtë e përgjakur të këtyre hijenave.

Ky është misioni e opozitës dhe jo t’i dridhet qerpiku për ata që për shkak të angazhimit opozitar një ditë dikush prej hajnave do të ngelë pa rrogë për të mbajtur familjen. Të tillët në p.s.  

Leave a Reply