Talenti i kombëtares shqiptare bën gati valixhet

Eros Grezda ka edhe 4 ditë kohë për t’u larguar nga Rangers, ndryshe duhet të pres merkaton e janarit.

Sulmuesit të Shqipërisë i është thënë nga trajneri Steven Gerrard se ai nuk do të luajë kurrë më për klubin, në asnjë nivel, pasi ai pështyu mbrojtësin e Balamina duke luajtur me ekipin B të Rangers.

Megjithatë ai ka një rrugë të mundshme shpëtimi me dy klube nga Katari që janë interesuar për të nënshkruar me gjakovarin. Kampionët e Katarit, Al Sadd dhe Al-Rayyan e shohin futbollistin shqiptar si një opsion me vlera për tu përforcuar në sulm.

Merkato e transferimit në Katar mbyllet të hënën në mbrëmje dhe të dyja klubet mund të bëjnë lëvizjen e tyre për të afruar Grezdën, për të cilin Rangers pagoi 1.8 milionë sterlina tek Osijek një vit më parë.

Drejtuesit e Al Sadd, me kërkesë të trajnerit Xavi Hernandez po afrojnë futbollist, të cilët kanë luajtur në Europë dhe kanë një eksperiencë të madhe. Një prej tyre është edhe ish-ylli i Atletico Madrid, Gabi.

Al-Sadd të cilët janë kampionët në fuqi, aktualisht kryesojnë kampionatit me 12 pikë pas 4 ndeshjeve të para, 6 më shumë se Al-Rayyan, që pozicionohet në vendin e pestë. Mbetet të shihet se vendimi që Grezda do të marrë, por natyrisht kampionatit i Katarit nuk është tërheqës për 24-vjeçarin, që prioritet kishte një ligë më të fortë.

Leave a Reply