Tërmet i fuqishëm në Turqi/ Plagosen 50 persona, regjistrohen 106 pasgoditje

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë dhe ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koca njoftuan se tërmeti ishte me magnitusë 5.9 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra u regjistrua në Goljaka.

Sipas EMSC, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash.

Aktualisht, nga lëkundjet raportohet për 50 perosna të plagosur, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo viktima.

Pas tërmetit të fortë janë regjistruar 106 pasgoditje me magnitudë më të madhe se 4.3 Rihter.

Leave a Reply