Trump i mbyll derën gazetave “The New York Times” e “The Washington Post”

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të mbylle abononimin e gazetave më të mëdha të vendit The New York Times e The Washington Post, për “Shtëpinë e Bardhe”.

Vendimi që u bë I ditur nga zëdhënësi i Presidentit, Stephanie Grisham, do të ketë fuqi edhe për agjencite federale.

Trump ishte irrituar aq kreq me shkrimet e The New York Times, saqë e kishte konsideruarf këtë medie si “armike e popullit amerikan”, duke e akuzuar se shpërndante lajme false.

Zyra e Trump e konsideroi këtë vendim si një mundësi për të kursyer goxha para nga abonimi që behej për blerjen ditore te dy gazetave me të mëdha në SHBA.

Në anën tjetër, “Shtëpia e Bardhe” do të vazhdojë të jetë e abonuar për të përditshmet e tjera  Wall Street Journal , USA TodayThe Financial Times e The New York Post.

Që nga koha që mori drejtimin e Presidencës së SHBA, Trump ka pasur qasje shumë kritike ndaj disa medieve, ku vec dy gazetareve te lartëpërmendura, replikat më të ashpra I ka pasur me CNN, duke e akuzuar se mbajtur qëndrim kundër tij në zgjedhjet presidenciale.

Leave a Reply