Ushtria ukrainase ka njoftuar se një gazetar është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit në luftimet që po zhvillohen në pjesën lindore të këtij vendi. Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë në Kiev, se një gazetar është vrarë në afërsi të qytezës së Peskit. Gazetari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Pesky është qytezë që kontrollohet nga qeveria e Kievit, por që gjendet ngjitur me linjën e frontit afër Donjeckut. Ndërkohë, separatistët prorusë kanë thënë sot se ata po vazhdojnë të tërheqin makineritë e rënda nga zonat e frontit. OSBE-ja nuk i ka konfirmuar këto pretendime të rebelëve.
Gjermania ul taksën e gazit natyror për të ndihmuar qytetarët
Scholz tha se ulja e taksës për blerjet e gazit ishte një çështje drejtësie për të siguruar që vendi të…