Velipoja hap sezonin turistik, kryebashkiakia Ademi: Nuk ka ndërtime pa leje, jo më fadroma në plazh!

Megjithëse me vonesë, këtë të shtunë të 5 qershorit, ka nisur zyrtarisht sezoni turistik edhe në plazhin e Velipojës, por me frikën se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mund të ndërhyjë sërish për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Një lajmërim i bërë edhe nga ana e kryeministrit Edi Rama, pak ditë më parë, i cili renditi Velipojën si një ndër zonat më problematike.

Por, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi thotë se ka diskutuar me prefekten, IKMT-në dhe policinë dhe është dalë në përfundimin se në këtë plazh nuk ka ndërtime.

Edhe operatorët turistik, shpresojnë që të mos ketë sërish ndërhyrje me fadroma dhe polici.
Risi e këtij viti në Velipojë është kursi falas për fëmijët në sportet ranore dhe ujore.

Leave a Reply