VIDEO / 45 vite nga përballja më e madhe në historinë e boksit

Legjenda e boksit botëror, Muhammad Ali, ishte boksieri i parë që titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë e fitoi tre herë.

Përballja e boksierit Muhamed Ali kundër George Foreman është njëra nga më të njohurat në historinë e boksit, përballje kjo e zhvilluar në Kinshasa më 30 tetor të vitit 1974.

“Ju kam thënë se unë ende jam më i madhi i të gjitha kohërave. Kurrë më mos thoni se dikush do të fitojë kundër meje. Kurrë më mos më bëni humbës, derisa t’i mbushi 50 vjet. Tash mos të flasë askush! Kujdes, ju thashë se të gjithë kritikët e mi, ju thashë të gjithë, se unë jam më i madhi i të gjitha kohërave”, kishte deklaruar Muhammad Ali, pas takimit në Kinshasa.

Leave a Reply