VIDEO / Fury debuton në WWE

Boksieri i njohur britanik, Tyson Fury, ka debutuar me fitore në WWE, sportin e mundjes ekzibicionale, duke e mposhtur gjigantin Braun Strowman.

Boksieri debutoi në ngjarjen e zhvilluar në Arabinë Saudite. Ai u vesh me veshjen tradicionale saudite dhe i rrethuar me fishekzjarrë hyri në ringun e WWE-së për herë të parë.

Meçi zgjati tetë minuta me Furyn që e rrëzoi për tokë Strowmanin duke ia pamundësuar të kthehej në ring për dhjetë sekonda.

Leave a Reply