VIDEO / Golovkin e rifiton titullin e botës

Gennady Golovkin e ka mundur Sergiy Derevyanchenkon me vendim unanim, duke e rifituar titullin vakant IBF në kategorinë e mesme të boksit, të shtunën në Madison Square Garden.

Boksieri nga Kazakistani u fut në ring për të luftuar për herë të dytë që prej humbjes ndaj Saul ALvarez në Las Vegas, në shtator të vitit 2018.

Ai e rrëzoi një herë boksierin ukrainas në rundin e parë dhe i shkaktoi çarje në fytyrë në rundin e dytë, por pastaj hasi në qëndresë të fortë nga Derevyanchenko.

37-vjeçari fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve: 114:113, 115:112, 115:112.

“Nuk ka qenë e lehtë pas rundit të parë. Mendoj se ka qenë shumë luftë e vështirë”, tha Golovkin pas meçit.

Leave a Reply