VIDEO / Kaos në parlamentin italian, Sgarbi nxirret jashtë sallës me forcë

Ky është momenti kur deputeti italian Vittorio Sgarbi është nxjerrë me forcë nga Parlamenti këtë të enjte pas deklaratave të tij dhe fjalëve ofenduese që përdori në drejtim të kolegëve, ndërsa shqyrtohet një dekret për drejtësinë.

Ka qenë nënkryetarja Mara Carfagna  e cila i ka cilësuar si të pavend fjalët dhe komentet e tij duke kërkuar më pas largimin nga salla.

“Nuk nuk mund të ofendojë kolegët e tij, nuk mund të shqiptojë këto fjalë” u shpreh ajo, ndërsa vendimi për largimin e tij u prit me duartrokitje nga kolegët.

Pas refuzimit të Sgarbit për t’u larguar, është parë e nevojshme përdorimi i forcës, duke e marrë prej duarsh e këmbësh e duke e nxjerrë jashtë.

Nuk mund ta trajtojë sallën për shfaqje klounësh”, tha ndër të tjera Carfagna.

Leave a Reply