Vijojnë protestat në Francë

Në Nantes përplasje të dhunshme mes manifestuesve dhe policisë

Protestuesit janë përleshur ne orët e natës me policinë në qytetin Nantes në Francës. Policia franceze ashtu si edhe në Paris përdori gazin lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Qytetarët francezë vijojnë të protestojnë prej javësh kundër projektligjit mbi sigurinë, i cili parashikon që të mos filmohen dhe publikohen nga qytetarët imazhe të policëve nëpër aksionet e tyre.

Pavarësisht se projektligji u kthye për rishikim pasi ishte miratuar nga Dhoma e Ulët e parlamentit francez kjo nuk i ka qetësuar aspak protestuesit.

Sipas tyre, ndryshimet e reja ligjore janë një mënyrë për të fshehur arbitraritetin e autoriteteve ndaj atyre që duan të protestojnë. Projektligji parashikon që filmimi i policëve të kthehej në një vepër penale dhe të dënohet me burg.

Leave a Reply