Wolves “fundos” Cityn, fiton Arsenal e Chelsea

Manchester City është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0 me 2 nga Wolves.

Një humbje që u ka kushtuar qytetarëve pasi janë larguar me 8 pikë nga Liverpool që mban kryesimin e Premier League.

Një dygolësh I Adama Traore në minutën e 80 dhe 90 të takimit, kapitulloi të besuarit e Pep Guardiolës.

Nga ana tjetër fitore minimale në këtë javë të Premier League ka arritur Arsenal, që ka mposhtur me rezultatin 1 me 0 Bournemouth, falë një goli të shënuar nga David Luiz në minutën e 9 të takimit.

Fitore të rëndësishme arriti edhe Chelsea e Frank Lampard që kapitulloi Southampton me shifrat 1 me 4.

Leave a Reply