Yuri Kim thërret negociatorët/ Orë të gjata bisedimesh për arritjen e kompromisit për “Zgjedhoren”

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, i BE Luigi Soreca dhe ambasadori britanik Duncan Norman kane takuar 4 negociatoret e Keshillit Politik per Reformen Zgjedhore.

Takimi eshte zhvilluar ne rezidencen e ambasades se SHBA dhe diplomatet po perpiqen per te arritur nje marreveshje mes mazhorances dhe opozites.

Gjate gjithe mbremjes se te henes dhe ne oret e para te mengjesit jane zhvilluar negociata derisa ne mesdite ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka thirrur ne takim negociatorin demokrat Oerd Bylykbashi, te LSI Petrit Vasili dhe socialistin Gjiknuri.

Me heret per reformen zgjedhore reagoi ne “Twitter” edhe komisioneri per zgjerimin si dhe lideri i opozites Basha.

OLIVER VARHELYI

KOMISIONER PËR ZGJERIMIN, BE

Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje.  Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin Europian të Shqipërisë.

Deri më tani palët ndahen për cështjen e depolitizimit të administratës zgjedhore si dhe po shikojnë mundësinë e konsensusit për identifikimin biometric të votuesve.

Leave a Reply