Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të 100-vjetorit të parlamentarizmit, të premten e çdo jave, deri në fundvit, organizon Ditët e Dyerve të Hapura nga ora 10:00 deri më 16:00. Përgjatë Ditëve me Dyer të Hapura do të ofrohet informacion i përgjithshëm për publikun nën siglën “Të njohim Kuvendin e Shqipërisë”; do të shfaqen dy dokumentarë me tematikë “Prezantimi i Veprimtarisë së Kuvendit” të realizuara në bashkëpunim me OSBE-në; do të shfaqet dokumentari 100 vjet parlamentarizëm shqiptar”, si edhe do të shpërndahen materiale promocionale për publikun.
Spoti, stendat e ekspozitës “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”, quizz-i për të rinjtë do të jenë të tjera risi të të premteve me dyer të hapura.