Autoritetet greke arrestuar 13 persona për zjarrvënie të qëllimshme në ishullin Hidra në afërsi të Athinës.
Të gjithë ata ndodheshin në një jaht nga ku u hodhën fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke djegur të vetmin pyll me pisha që ishulli kishte.
Kryebashkiaku i ishullit tha se zjarri nisi të premten vonë dhe se autorët do të përballen me ligjin i cili është ashpërsuar vitet e fundit. Dënimi për zjarrvënie të qëllimshme në Greqi parashikon deri në 20 vite burg dhe deri në 200 mijë euro gjobë.
Ngjarja vjen në një kohë që Greqia ka nisur një tjetër sezon të vështirë me zjarret.
Deri më tani një person ka humbur jeten si pasojë e zjarreve në shtetin fqinj ndërsa vatrat janë përhapur në të gjithë rerritorin, përfshi ishujt. Janë qindra forca zjarrëfikëse, automjete dhe helikopterë në terren që po luftojnë me flakët.
Katër komunitete janë evakuuar në ishullin Andros si masë paraprake, deri më tani.
Ndërkohë, 12 ka shkuar numri i viktimave nga zjarret që kanë nisur prej disa ditësh në Turqinë juglindore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll ndërsa shkak për ndezjen e flakëve u bë djegia e kashtës pas të korrurave.
Erërat e forta por edhe temperaturat përvëluese e shtojnë edhe më shumë rezikun nga zjarret në Greqi turqi por edhe shtete të tjera.