Plot 1417 viktima janë regjistruar në Francë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 10,328 numrin total të vdekjeve.
Kjo është shifra më e lartë që prej shpërthimit të pandemisë në vend. Me 11,059 të infektuar gjatë këtyre orëve, totali i personave me koronavirus ka arritur në 109,069.
Aktualisht janë 19,337 në spital dhe 7,131 pacientë ndodhen në gjendje kritike.Franca ka shënuar numrin më të lartë të viktimave në të gjithë Europën gjatë ditës së sotme.