Shkelja e standarteve të sigurisë ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit
Një zjarr ka rënë në një fabrikë në Rusi, duke lënë të paktën gjashtëmbëdhjetë persona të vdekur dhe një të plagosur.
Në vendngjarje janë dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit ndërsa zjarrfikësit kanë mundur të vënë nën kontroll flakët.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se fabrika është tërësisht e shkatërruar.
Zyrtarët thonë se mosrespektimi i procesit të duhur teknik ka shkaktuar incidentin tragjik.
Fabrika është e specializuar në prodhimin e eksplozivëve dhe ka “kapacitet prodhues” për municion.
Shpërthimet ose zjarret aksidentale janë të zakonshme në Rusi, për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, ose mosrespektimit të standardeve të sigurisë.