Ministria e Shëndetësisë: 2639 testime, 1107 të shëruar
Situata e Covid në Shqipëri sa vjen e përmirësohet. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2639 testime dhe vetëm 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.
Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me Covid dhe 3 qytetarë të moshave nga 40 deri në 79 vjeç duke e çuar numrin e viktimave në 2,435. Viktimat janë nga Durrësi, Malësia e Madhe dhe Vlora.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive dhe asnjë në intubim. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë dhe aktualisht ka vetëm 4,178 raste aktive në të gjithë vendin.