Rezidentët pastronin sot rrugët nga pemët e rrëzuara në veri të Anglisë, ku stuhia e rrallë “Arwen” ka shkaktuar ‘alarm të kuq’ të motit.
Dy njerëz kanë humbur jetën ndërsa mijëra shtëpi janë shkëputur nga rrjeti i energjisë elektrike.
Dhjetra kamionë kanë mbetur të bllokuar në autostrada, në temperaturat e ulëta të veriut të vendit.
Në rrjetet sociale u shfaqën pamjet e një avioni nga Parisi që mezi ulej në aeroportin e Manchester, në verilindje të Anglisë.
Një burrë u vra kur makina e tij u godit nga pema e rrëzuar në Irlandën e Veriut të premten.
Ndërsa një tjetër u godit për vdekje nga një pemë në veri të Anglisë.
Rreth 75,000 ishin pa energji elektrike sot në Skoci, ndërsa disa linja ishin pezulluar prej bllokimit nga mbetjet.