Pasioni vrasës për ‘selfie’ ose foto të vetes me celularët inteligjentë që bota zotëron sot, i ka kushtuar jetë 330 njerëzve në të gjithë botën dekadën e fundit.
Që prej rritjes së teknologjisë së fotografisë dhe përfshirjes së saj në celularët e zakonshëm, qindra njerëz kanë humbur tragjikisht jetën nga rëniet në humnerë, nga kontakti me rrymën elektrike, nga mbytja në ujë apo aksidente të tjera.
Tre vende dallohen për numrin më të madhe të vdekjeve nga pakujdesia për pasionin e fotove – India me 176 vdekje të lidhura me ‘sefie-t’, SHBA me 26 dhe Rusia me 19.
Ndërsa për vendndodhjet, vdekjet më të shumta për një selfie kanë ndodhur në linjat hekurudhore.
Rreth 62 njerëz kanë vdekur duke fotografuar veten pranë binareve të trenit, 38 nga rëniet në humnerë, dhe 24 të mbytur në lumenj, mes të tjerave, sipas shifrave të hartuara nga rrjeti inkifi.com .
Në fillim të vitit një vajzë në Indi mbyt kur u shty në një lum aksidentalisht nga një turist që nuk e kishte mendjen.
Nirupama Prajapati po qëndronte mbi gurët e lumit, kur një burrë, edhe ai duke bërë foto, u rrëzua pranë saj duke e hedhur në ujërat e trazuar të lumit.
Në 2017, tetë djem nga 21 deri në 28 vjeç, vdiqën kur kaluan të gjithë në njërën anë të barkës për të bërë një foto grupi, duke e përmbysur atë e duke gjetur vdekjen në një liqen në Nagpur të Indisë.
Buzët e greminave janë vende natyrale për të bërë një selfie por dhe më vrasëset.
Në fund të vitit të shkuar Guilherme Chiapetti, 22 vjeç pësoi dëme të rënda në kokë kur ra nga shkëmbi duke bërë një selfie në një vend piktoresk në Cachoeira da Onça, në Brazil.
Në janar 2020, Madalyn Davis, 21 vjeç ra nga më shumë se 30 metra teksa ngjitej në një gardh për të bërë foto me agimin e diellit në Sydney, Australi.
Dy britanikë vdiqën kur ranë nga 12 metra lartësi teksa bënin një selfie në Costa Blanca në Spanjë në 2019.
Nëna e dy fëmijëve Carmen Greenway, 41 vjeçe, u vra disa momente pasi bëri një selfie duke drejtuar biçikletën e saj në Londër.
Në Kroaci dy burra u ngjitën në një konteiner treni për të bërë një selfie por ranë në kontakt me rrymën elektrike 25,000 volt.
Tre adoleshentë në Rusi vdiqën kur u goditën nga treni në Nadezhdinsky teksa bënin një sefie në binarët e hekurudhës.
Në një prej rasteve më të rënda e absurde, pesë njerëz u vranë në 2018, kur helikopteri i tyre u rrëzua mbi Manhattan teksa tentonin të bënin “selfie këpucësh” me këmbët e varura në horizont.
Helikopteri i tyre u rrëzua në lumin East River, dhe ata vdiqën nga mbytja, për arsye se nuk hiqnin dot rripat e sigurimit të mjetit ajror pa dyer.