4 të vdekur nga uragani “Laura” në SHBA

4 persona kanë humbur jetën pasi një uragan i fuqishëm i kategorisë 4 goditi një pjesë të Louisianës dhe Teksasit këtë të enjte.

Ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë përpjekjet e tyre për t’u ardhur në ndihmë mijëra personave.

Qendra kombëtare e uraganeve tha se epiqendra e stuhisë “Laura” erërat e fuqishme e kalojnë shpejtësinë prej 240 kilometrash në orë.


Laura mberriti në orët e vona të së mërkurës si uragani më i fuqshëm që godet SHBA-në në disa vite. Më shumë se 600,000 banorë në Teksas dhe Luiziana janë urdhëruar të evakuohen menjëherë.

Mijëra njerez kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë ndërsa erërat kanë shkatërruar çatitë e banesave dhe kanë rrëzuar pemët. Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytjen e rrugëve.

Stuhia po përparon drejt zemrës së industrisë amerikane të naftës dhe pasojë rafineritë në rajon kanë ndalur punën.

Leave a Reply