Bilanc tragjik nga bombardimet izraelite në gjithë Libanin. Ministri i Shëndetësisë i Libanit tha se ishin vrarë 492 njerëz, duke përfshirë 21 fëmijë dhe 39 gra dhe mbi 1645 u plagosën.
Ndërsa bombardimet vazhdonin në terren, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim të hënën duke u thënë banorëve të zonave kufitare në Liban që të evakuohen sa më parë. Paralajmërimi u shoqërua me një hartë me një vijë të kuqe rreth luginës së Bekaas, ku ushtria izraelite tha se Hezbollahu po ruante armë dhe po e përdorte si bazë për sulmet me raketa ndaj izraelit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Hezbollah tani ka filluar të hakmerret dhe se sirenat janë dëgjuar në të gjithë zonat e kufirit izraelit me Libanin.