Ish-kryeministri Berisha renditi 5 dosjet që sipas tij Saimir Tahiri i ka përdorur për t’i bërë presion Edi Ramës që ta mbronte dhe të ndryshonte qëndrim për të.
Duke folur në emisionin ‘Studio e Hapur’, Berisha numëroi dosjet.
- Dosja e Xibrakës, ku është i implikuar vëllai i kryeminstrit, Edi Rama.
- Bisedat me Shullazin, ku Rama i jep garanci për fitore të zgjedhjeve dhe paprekshmëri të tij.
- Biseda me trafikantë të tjerë ku Rama thotë gjëra të paimagjinueshme.
- Biseda të Kryeministrit me klientëlën e tij të afërt.
- Dosja e Fatmir Xhafës dhe vëllait të tij, të cilën Saimir Tahiri ka nisur ta shpërndajë pak nga pak me fashikuj.