Virusi vdekjeprurës kinez vazhdon të marrë jetë njerëzish. Deri tani numerohen 492 viktima. Vetëm 24 orët e fundit janë raportuar 67 të vdekur në provincën Hubei.
Miliona njerëz në Kinë janë të ndaluar të udhëtojnë apo të largohen nga shtepitë e tyre, ndërsa Provinca Hubei me 50 milionë banorë mbeten te izoluar.
Ndersa dhjetra të prekur janë identifikuar në 25 shtete të ndryshme të botës, autoritetet në Hong Kong ndaluan nje krocere me 1800 pasagjerë për shkak të simptomave që kanë shfaqur udhëtarët.
Dhjetra pasagjerë janë identifikuar si te infektuar. Autoritetet ndërkohë kanë ndaluar zbritjen në tokë të tyre dhe kanë urdhëruar vendosjen në karantinë të detyrueshëm për të paktën 15 ditë.
Nderkohe nje dite me pare nje tjeter krocere me 3700 udhetare ishte vendosur ne karantine ne Japoni.
Në mesin e një situate kritike në mbarë botën, presidenti I SHBA-ve Donald Trump tha se po punon ngushtë me qeverinë kineze.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA“Mbrojtja e shëndetit të Amerikës nënkupton luftimin e sëmundjeve infektive. Ne jemi duke bashkëpunuar me qeverinë kineze dhe po punojmë ngushtë për situatën e krijuar nga shpërthimi i koronavirusit. Administrata ime do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur qytetarët tanë nga ky kërcënim”
11 te prekura janë identifikuar në shtetet e bashkuara. Shtëpia e Bardhë ndërkohë ka bërë me dije se ekspertë amerikanë të fushës do të shkojnë në Kinë si pjesë e masave të ndërmarra nga Organizata Botërore e Shëndetit për të luftuar Koronavirusin.