565 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjithsej 154 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 21 persona kanë ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga Cvoid-19. Brenda 24 orëve janë kryer gjithsej 1325 teste.
Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-230, Kumanovë-35, Stip-13, Prilep-65, Tetovë-39, Strugë-1, Veles-27, Manastir-15, Ohër-3, Kavadar-10, Gostivar-27, Gjevgjeli-13, Strumicë- 17, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Krushevë-3, Koçani-15, Probishtip-3, Berovë-5, Vallandovë-3, Vinicë-3, Delçevë-2, Kratovë-6, Shën Nikollë-4, Kërçovë- 3, Resnje-1, Negotinë-9.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 32.997 persona, prej të cilëve 21.244 janë shëruar, ndërsa 1025 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 10.728 raste aktive me Covid-19.