Tragjedia më e madhe ajrore në Europë u shmang për vetëm 19 sekonda.
Nëse do të lexohen dokumentat zyrtare dhe raportet e piloteve dhe kullës së kontrollit të një aeroporti në Spanjë, do të shohim që në fakt 268 persona që udhëtonin në dy aviona kanë shpëtuar thjesht për cështje fati.
Dy avione, njeri që vinte nga Kraiova e Rumanisë dhe tjetri nga Venezia po përshkonin të njëjtën linjë ajrore për të mbërritur në Madrid. Gjithcka po shkonte mirë, derisa dy avionet low cost, janë afruar 200 km larg Madridit., ben te ditur Vizion Plus.
Njeri nga avionet ishte në kuotën 9450 metra ndërsa tjetëri 8840 metra, dhe të dy mjetet ajrore po lëviznin me një shpejtësi 431 kilometra në orë.
Ky është momenti kur gjërat nisin të bëhen problem. Piloti i njerit prej avioneve low cost nuk përgjigjet në kufje kur i kërkohet të ndërrojë kurs dhe të zbresë në nivelin 3-0-0.
Kalojnë vetëm 9 sekonda dhe kulla e kontrollit në Madrid përsërit thirrjen por këtë herë me një gafë të madhe. I kërkohet pilotit të zbresë në nivelin 2-0-0. Piloti këtë herë e dëgjon thirrjen, pa e ditur që kulla e kontrollit kishte gabuar, raporton Vizion Plus.
Nisja zbritja e kuotës thuajse në të njëjtën hapësire ku po lëvizte avioni tjetër që do të ulej në Madrid.
Hetimet e autoriteteve spanjolle që zgjatën një vit ( bëhet fjalë për një incident të tetorit 2018), theksojnë se vetëm sistemi i alarmit i njerit prej avioneve që ndizet automatikisht kur ka një mjet tjetër ajror afër, bëri të mundur që kulla e kontrollit të marrë sinjalin e rrezikut dhe të komunikojë menjehere me pilotet respektive të dy avioneve Embraer E195 dhe Airbus 320.
Hetimet konfirmojnë se vetëm 61 metra distancë kanë ndarë dy avionet nga një përplasje fatale që do të kishte qënë më e rënda në 3 dekadat e fundit në qiejt e Europës.