Numri I mjekeve që kanë humbur jetën në Itali gjatë betejes me COVID-19 vazhdon të rritet.
Në 40 ditë, që nga moment kur doli rasti I parë në Codogno, kanë vdekur 63 bluza të bardha.
Pra me një mesatare mbi 1 të vdekur në ditë nga personeli I mjekeve.
Sipas urdhërit të mjekëve në Itali, këtë të hënë kanë vdekur Guida Riva mjek në Bergamo dhe Valter Tarantini gjinekolog në Forli. Në mesin e viktimave janë mjeke të spitaleve të mëdha, urgjencave por edhe shumë mjekë familje.
Ndërkohë numri I personelit mjekësor të prekur nga COVID-19 në total në Itali ( mjekë, infermiere dhe sanitare) ka shkuar në 8358.