Vijon të rritet nga dita në ditë numri I personave që gjejnë vdekjen në Kinë nga koronavirusi.
Shifra e fundit e raportuar nga autoritetet është 636 të vdekur.
Në raport me një ditë më parë, numri I viktimave është shtuar me 69 të tjerë në 24 orë.
Ndërkohe numri I të infektuareve ka shkuar në mbi 31 mijë. Shumica e viktimave dhe te prekurve jane ne provincen Hubei nga ku edhe “lindi” virusi i rrezikshem.
Por shqetësues është fakti që 4800 nga të infektuarit janë në gjëndje të rëndë në spital.