Një 82-vjeçar është gjetur i masakruar me thikë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Durrësit. Viktima është identifikuar me emrin Paulin Gina dhe jetonte i vetëm në banesë.
Fillimisht kanë qenë vajzat e tij që jetojnë jashtë vendit, që e kanë marë në telefon, por nuk mernin përgjigje nga ai. Ato kanë njoftuar disa të afërm që të shkojnë dhe të interesohen. Këta të fundit kanë hapur derën me forcë me ndihmën e zjarrfikësve dhe kanë parë që ai ishte goditur me thikë në trup dhe fytyrë.
Policia nuk ka dhënë akoma një njoftim për ngjarjen, por po hetohet edhe pista e një vetëvrasje. Forca të shumta policie po kryejnë kontrolle në zonë, ndërkohë që po sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë për të hedhur dritë rreth ngjarjes.