Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive.
Të shtruar në Infektiv janë 88 pacientë, 12 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 4 në intubim.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore. Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.”
Po ashtu, janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Deri më tani, në total regjistrohen 3752 të prekur me virus dhe 101 viktima.