Maqedonia drejt një lufte të re?

Mijëra maqedonas kanë marrë pjesë në protestën e dytë kundër kërkesave të partive shqiptare, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.

Protesta në Shkup u përshkrua me dhunë ndërsa gazetari Aleksandar Todeski dhe kameramani Vladimir Zelceski, nga rrjeti A1on, u sulmuan teksa po raportonin për protestën.

Shqiptarët në Maqeodni përbëjnë afro një të katërtën e 2.1 milionë banorëve, ndërsa aktualisht gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në disa komuna me popullatë shumicë shqiptare./tvklan/

Leave a Reply