Ukraina nisë konfiskimi e pasurisë miljardëshe të ish – presidentit

Ukraina ka nisur të konfiskojë asetet që vlerësohet të kenë vlerë prej 1.5 miliard dollarësh të ish-presidentit Viktor Yanukovych dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këto asete dyshohet se janë vjedhur nga qeveria e Kievit.

“Këto para janë vledhur nga populli ukrainas”, ka thënë presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

“Ato janë marrë nga xhepat e çdo ukrainasi”, ka thënë tutje ai.

Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, ka thënë se banka e kursimeve shtetërore, Oschadbank, ka filluar konfisimin e pronave të ish-presidentit të mbështetur nga Rusia, në përputhje me një vendim të mëparshëm të gjykatës.

Shefi i këtij këshilli, Oleksandr Turchynov ka thënë se 1.5 miliard dollarë do të kthehen në buxhetin e shtetit.

Asetet që i përkisnin Yanukovychit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë ngrrië në Ukrainë, që kur qeveria e Yanukovychit u detyrua të largohej, pas protestave të shkurtit të 2014-ës, që çuan në largimin e ish-presindetit në Rusi.

Shuma e sakt e parave që mund të jenë vjedhur vazhdon të mbetet e paqartë. Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Shtetit në Ukrainë, më 2014, e kishta akuzuar Yanukovychin dhe bashkëpunëtorët e tij, se kanë drejtuar një bandë kriminale, e cila mund t’i ketë shkaktuar Ukrainës humbje deri në 100 milionë dollar./ Rel/

 

Leave a Reply