“Të premten e kaluar votova kundër Presidentit të Shqipërisë. E para besoj se Presidentin duhet të zgjidhet nga populli dhe kam 10 vite që e them, të ishte populli ai që kishte mundësi të zgjidhte, por ju ja hoqët popullit se keni frikë. Dhe e dyta që duhet të them që ishte kohë krize dhe njeriu që pretendohej se do bënte më shumë se kushdo, nuk bëri asnjë gjë, mori të vetmin vend punë lirë dhe u bë President. Por, ky nuk jep asnjë garanci se në 5 vitet e ardhshme do të ketë balance, mungesë konflikti, do ketë zgjedhje.
U bëre President i Republikës. Në cilën? Në atë që nuk bën dot zgjedhje të lira, në atë që ka bllokuar zgjedhjet, në atë Republikë ku askush nuk ndëshkohet dhe kjo është arsyeja pse votova kundër. Nuk bën dot zgjedhje, nuk ndëshkon dot askënd, kjo është situata në të cilën gjendet vendi.
“A e dini çfarë peshe i keni vënë Shqipërisë? Kjo e fundit është më keq se në 2013 -ën, ka më pak fëmijë që shkojnë në shkolla, integrimi është bllokuar, ky parlament nuk ka funksionuar dhe do mbahet mend si parlamenti me më shumë kriminelë”, tha Blushi.