Dragunis mësohet se nuk ka pranuar që të jepte shpjegime në lidhje me pajisjen, por pohoi se ai kishte punuar në Tiranë për llogari të një kompanie shqiptare të telefonisë celulare.
I ndaluari tha se me këtë pajisje kishte kontrolluar cilësinë e sinjalit të antenave celulare. Prokuroria pyeti përfaqësues të kompanisë që ka kërkuar pajisjen.
Ajo do të ekzaminohet për të konfirmuar përmbajtjen dhe qëllimin e saj. Më shumë se 1 muaj më parë në Rinas u kap një tjetër pajisje përgjuese, që ishte në zotërim të një izraeliti i cili u la i lirë më pas.