Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton sot se është bllokuar në Durrës 26 ton mish pule, të importuara nga Brazili, në të cilat rezulton prezencë e salmonellas spp.
“Inspektori i AKU-së në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës, bazuar edhe në pikën 2 të këtij urdhri, ku thuhet se “për çdo ngarkesë të importuar, të merren mostra për analizimin e tyre pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)”, ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në PIK me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese AMG më datë 3.5.2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV. Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonella spp. Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë”, thuhet në njoftim.