Administrata Trump shpreson se vizatat në Arabinë Saudite, Izrael, Itali, Vatikan dhe Bruksel, do t’i ndihmojnë zotit Trump, për t’i përforcuar lidhjet e afërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.
Pritet që gjatë turnueut të tij, presidenti Trump do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me Papën Françesko në Vatikan.
Në Bruksel, zoti Trump do të takohet me kolegët nga vendet anëtare të NATO-s.