Kur i kruhet Ali Ahmetit me Mustafa hajnin

Fotografia gjithnjë flet më shumë se teksti. Kështu thonë artistët. Megjithatë jo gjithnjë kuptohet fotografia pa përcjellje me tekst sqarues. Për shembull, këto ditë mjaft ka qarkullu një foto në të cilën shihet Ali Ahmeti në mes të Mustafa Dautit dhe Sulejman Rexhepit. Të gjithë i njohin si paren e kuqe. Thua ti që nuk i njeh Ali Ahmeti? Le t’ia përkujtojmë pak.

Shkruan Sali G. Berisha

Politika Mulla Sulës i duhet sa për t’ia bërë ndonjë sherbimi dhe për ta mbrojtur nga drejtësia, nëse jo vet atë, mjafton t’ia mbrojnë Mustafa hajnin, i cili ka marrë përsipër t’i çojë deri në fund të gjitha vjedhjet dhe të gjitha projektet e shkatërrimit të BFI-së. I pari i BFI-së, tani është me po atë Ali Ahmet të cilin dikur e shante si marksist i rrezikshëm që duhet të ngulfatet deri në ngordhje! Duket se Ali Ahmeti e ka amnistuar dhe e përkrah fuqishëm dhe ligjërisht duke shpresuar se BFI ka elektorat të vetin që do t’ia dhurojë BDI-së. Ali Ahmetit duhet t’i bëhet e qartë se BFI-ja me sojin e mustafa brenda, nuk duhet dhe nuk respektohet nga asnjë mysliman në Maqedoni, me përjashtim të do hajnave dhe kriminelëve. A për votat e tyre paska ngelur keq Ali Ahmeti a? E paska marrë pusi! Ali Ahmeti është goxha i dhënur pas anketave dhe sondazheve. Por, a e ka parë sondazhin e bërë nga një qendër ndërkombëtare mbi besueshmërinë e myslimanëve ndaj BFI-së? Për faqe të zezë dhe për fatin e keq të BDI-së.
Ali Ahmeti duhet ta njohë Mustafë mutin para se të pranojë që të fotografohet me të. Mustafa Dauti është “teologu” absolutisht më i urryer në vend dhe më gjërë. Pa dyshim që është bashkëpunëtor i shërbimeve spiuneske të policisë maqedonase. Le ta pyes Ali baba se për sa kohë e mori lejen dhe revolen tjetër pasi të parën ia paskan vjedhur. Për brenda 24 orëve Mustafa hajni u pajis me revole nga policia maqedonase.
Mustafa Dauti është gjithnjë i pari nëpër ato vende dhe raste ku i krijohen mundësitë për të vjedhur. Mustafa Dauti i vodhi të gjitha mjetet humanitare të grumbulluara për vëllezërit që përjetuan tragjedi nga vërshimat katastrofale në zonën e Tetovës dhe në atë të Hasanbegut. Por i vodhi edhe paratë e grubulluar për shqiptarët e dëmtuar nga aksioni politiko-policor në Lagjen e Trimave. Mbi 400 mij euro i vodhi Mustafa Dauti. Nga qershori 2014 e deri në maj 2015, ky ishte jashtë BFI-së, i debuar nga BFI meqë u zu me pelë për dore, duke vjedhur në emër të BFI-së biznesmenin turk, Sulejman Mutlluxhan, i cili kohë më parë e paska deponuar në prokurori të Shkupit deklaratën e vet lidhur me vjedhjen që ia bëri Mustafa hajni. Me tonelata ndihma humanitare të turqve për fukaratë e Maqedonisë kanë përfunduar bodrumeve private!
Me këta tipa Ali Ahmeti nuk mund të sigurojë asnjë votë. Më 15 tetor do të bindet kur do të shikojë se si digjet duke qëndruar prane matrapazit. Edhe Mulla Sula edhe Mustafa Dauti e dinë fortë mirë se po e djegin vetë Ali Ahmetin. Mustafa hajni i qëndron afër duke e qerasur dhe duke e bërë haram me ndihmat humanitare, sepse ka nevojë nga mbrojtja dhe amnestia institucionale e subjektit politik që ështè në pushtet. Le të kalojë sot Ali Ahmeti në opozitë dhe le të shikojë pastaj se a ia fut kepën Mustafa hajni. Ali Ahmeti, duke kaluar prej një lideri të urtë në një lider të tipit Ali Baba me 40 hajdutë, po fundoset gjithnjë e më keq. Po i konvenon, prandaj kruhet me sojin e Mustafës që nuk është as hajri i familjes e lëre më i BDI-së.

Leave a Reply